MENU
klinika

Vetëm 48 orë kohë

OFL i kërkon Ervis Martinajt të justifikojë pasurinë

19.02.2020 - 13:12

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur tek 3 ‘të fortë’, ku iu ka dërguar formularët për deklarimin e pasurive.

Zëdhënësja e OFL-së deklaroi sot se bazuar në aktin normativ të 31 janarit, OFL iu ka dërguar formularët 3 shtetasve me precendete penale, të cilët do duhet të plotësojnë formularin e deklarimit brenda 48 orësh.
Bëhet fjalë për Ervis Martinajn, nën hetim për vrasje me paramendim si dhe dy vëllezërit V.Kaçori, A.Kaçori.

NJOFTIMI I OFL
Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;
– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër