MENU
klinika

Verifikohen automjetet nëse janë të vjedhura ose jo

OFL ndalon 6 automjete të blinduara në Shijak dhe Durrës

11.02.2020 - 16:18

Operacioni Forca e Ligjit ka ndaluar 6 automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës.

Mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh, ku po shikohet nëse janë të vjedhura apo jo. Bëhet e ditur se këto automjete po verifikohen për numrin e shasisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh OFL ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e pasurive të eksponentëve të krimit, pasuria e të cilëve është krijuar përmes veprimtarive kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër