MENU
klinika

"Deklaroni pasurinë!"

OFL në Elbasan, kërkesa për dy të fortët

14.02.2020 - 11:32

Dy subjekte të tjera të paketës anti-KÇK janë deklaruar sot nga OFL. Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit Kreshnik Muja dhe E.SH., të dy nga Elbasanit dhe të dy ish-të dënuar. Këta persona kanë 48 orë kohë të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë.

Njoftimi i OFL-së:

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh’

OFL shënjestron Dritan Dajtin dhe biznesmenin në Durrës

“Atdheu për ta s’mund të jetë sheshi për të bërë përshesh, por ferri”

Paketa ‘Anti-KÇK’/ Rama sulmon ‘bosët’ e krimit

Verifikohen automjetet nëse janë të vjedhura ose jo

OFL ndalon 6 automjete të blinduara në Shijak dhe Durrës