MENU
klinika

Për personat me të shkuar kriminale

Operacioni Forca e Ligjit kontrolle edhe në Vlorë

09.02.2020 - 09:43

Ne kuadër të Operacionit Forca e Ligjit gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës, por dhe gjatë orëve të mëngjesit të së dielës janë zhvilluar kontrolle edhe në qytetin e Vlorës.

Nga informacionet të cilat vijnë nga burimet brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije se janë marrë për në komisariat 3 automjete të cilat janë në proces verifikimi.

Automjetet gjenden tashmë në policinë e shtetit Vlorë dhe po i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm. Fakti që janë në proces verifikimi nuk mund të jepen detaje se kujt i përkasin.

Në minutat në vijim priten informacione nëse do të sekuestrohen dhe se kujt i përkasin. Edhe në Vlorë do të vijojnë edhe kontrollet për personat që i kanë shpëtuar deri më tani ligjit.