MENU
klinika

Impianti i ri

Partizani tregon punimet e fundit të stadiumit

05.02.2020 - 18:33

Po vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Partizanit. Ditën e sotme klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi ka treguar se vazhdojnë punimet në stadiumin e ri.

“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin. Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.

Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit.

Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin”, – shkruan klubi i kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN