MENU
klinika

"E kam të vështirë të flas në Instagram..."

Pas humbjes së të atit, Enca flet për dhimbjen e madhe

27.02.2020 - 12:25

Të dielën që lamë pas këngëtarja Enca humbi babain e saj. Ai u nda nga jeta parakohe në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Pas lajmit të trishtë, Enca preferoi të qëndrojë në heshtje dhe mëngjesin e sotëm e ka nisur me një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën në këto ditë të vështira.

“Faleminderit nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Si e keni kuptuar unë e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjërat që i kam afër zemrës, ndaj po e lë me kaq”, shkruan këngëtarja.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga kënga e saj e ndjerë “Balad” dhe fjalët ia dedikon të atit.