MENU
klinika

Rekord për Werder Bremen, nëse shitet

Pas Shaqirit, Liverpool kërkon edhe Rashicën

18.02.2020 - 21:39

Lajmin e mirë për Milot Rashicën e jep e përditshmja gjermane “Bild”, e cila ka zbuluar se ka një interesim shumë konkret të anglezëve për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, aq sa janë gati të paguajnë klauzolën e tij.  

Sipas saj, Jurgen Klop është interesuar për futbollistin pasi pëlqen lojën e tij dhe e sheh atë si një alternativë shumë cilësore për treshen e tij të sulmit Salah-Mane-Firmino.

Për momentin te të kuqtë alternativa të tjera për ta janë Origi, Lallana, Minamino dhe Shaqiri, por Klop kërkon një lojtar teknik dhe konkret para portës, ashtu siç është Rashica.

I njëjti burim insiston se për të shkëputur Rashicën nga Werder Bremen, mjafton të paguhet klauzola që është vendosur që në fillim në kontratën e tij.

Klubin gjerman, që kur e mori nga Vitesse, kishte nuhatur se futbollisti kosovar do të bëhej një emër i kërkuar e për këtë arsye, kishte vendosur shifrën 38 milionë euro në klauzolën e largimit. Një rekord për këtë klub, nëse shitet.