MENU
klinika

"Kosova vazhdon të jetë e fuqishme..."

Pavarësia e Kosovës njihet nga një tjetër shtet

20.02.2020 - 21:30

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës!

Kjo e rëndit këtë shtet ishullor në Detin e Karaibeve në vendin e 117 që njeh pavarësinë e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Xhamajka duket se është rezultat i drejtpërdrejtë i punës dhe lobimit të kongresmenit Eliot Engel, i cili njihet për miqësinë dhe afeksionin që ai ka ndaj shqiptarëve. Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili përshëndeti njohjen e shteti të tij dhe shprehu vlerësimet për kongresmenin Engel.

Edhe ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se njohja e Kosovës nga një tjetër shteti forcon rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
‘Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare’, shkruan Cakaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN