MENU
klinika

Thaçi, ndaras Kurtit dhe Osmanit

“Pavarësia” nuk arriti t’i bëjë bashkë

17.02.2020 - 11:56

Liderët e shtetit do të ju drejtohen sot në ceremoni të ndara ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, raporton Gazeta Express. As përvjetori i 12 i pavarësisë së Kosovës nuk arriti që t’i bashkojë rivalët politik, njëherit tre liderët e shtetit, Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Derisa kryeministri Kurti dhe kryeparlamnetarja Osmani kanë planifikuar që së bashku të zhvillojnë të gjitha aktivitetit, presidenti i vendit, do të zhvillojë aktivitetet për nder të kësaj dite i vetëm. Të tre këta nuk do të ju drejtohen as FSK-së së bashku.

Fillimisht, është bërë e ditur se Osmani dhe Kurti do të vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, së bashku në ora 12:00. Ndërkaq, Thaçi katër orë më vonë, do të ju drejtohet vetëm ushtarëve të FSK-së.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së”, është bërë e ditur në agjendën e nisur nga presidenca. Kujtojmë që vjet, liderët e shtetit, kishin mbajtur së bashku aktivitetet për nder të 11 vjetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urimi i ambasadës amerikane

“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë”