MENU
klinika

Formaconi ideal që do të krijohej

Pep te Juventus? Bashkon Messin me Ronaldon…

12.02.2020 - 12:18

Ideja e kalimit të Pep Guardiolas si trajner i Juventus ka shfrenuar fantazinë e prestigjozes angleze “The Sun”. Sipas gazetës në fjalë, tekniku spanjoll nuk do të vinte vetëm, por me dhurata.

I pari mbetet i preferuari i tij, Lionel Mesi. Kapiteni i Barcelonës, i cili është në ditët e tij më të këqija në “Camp Nou”, mund të vendosë të provojë një destinacion të ri, atje ku mund të gjejë rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon.

Dhe kështu do të kompletohej ëndrra e shumë sportdashësve për t’i parë dy kampionët në një skuadër. Ndërsa një tjetër prurje, sipas The Sun, do të ishte Sane, që do të mbështeste Messin dhe Ronaldon në majë të sulmit.

E gjitha në rast se trajneri aktual i Juventusit, Maurizio Sarri nuk do të fitonte titullin në Itali apo Champions League, me trofeun e fundit që mungon që nga 1996. Ndërsa Pep Guardiola do të kompletonte turin e tij të trajningut, Spanjë-Gjermani-Angli dhe së fundi Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN