MENU
klinika

3 paga nga 5 të prapambetura

Përfundon greva e urisë në Ballsh pas 10 ditësh!

27.02.2020 - 12:05

Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshi i ka ardhur fundit, pasi kushti i parë i negociueshëm është plotësuar.

Në llogaritë e tyre bankare janë kaluar tre paga, nga pesë të prapambetura, një fitore kjo që grevistët ia dedikojnë kolegut të tyre, Artan Voshtina që u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një ataku në zemër.

Grevistët janë i “kanë vënë drynin” dhomës që shërbeu si simbol i rezistencës së tyre dhe kanë shkuar në bankë për të marrë pagat. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitete e qëndrueshme, megjithatë ata shprehen se është fituar një “betejë”, por jo “lufta”.

“Ia dedikojmë kolegut tonë. Protesta do të vazhdojnë, sepse kemi kërkuar rifillimin e punës në rafineri. Për tre muaj që kanë dhënë pagat ishin shlyer sigurimet, e ndërsa për dy pagat e tjera duhet të bëhet një tjetër marrëveshje se na kanë shkëputur kontratën. Duhet t’i drejtohemi zyrave të punës. Greva e urisë, ishte simbolikë e protestës. Protesta do të vijojë. 900 naftëtarëve. Do të ulem me përfaqësuesit e grevës dhe të marrim një vendim, çdo ditë do të protestojmë para rafinerisë. Do u trejtohemi shtetit mbi fatin e rafinerisë”, tha ai.

“Ka ardhur konfirmimi që janë hedhur 3 pagat. Ka qenë një nga pikat. Pika tjetër është vazhdimësia e kombinatit”.

“Ka filluar kalimi tre pagave të prapabambetura, ishte kusht i panegociueshëm. Pjesërisht se unë s’e kam marrë në cel. Pika e dytë është vazhdimësia e punës në rafinerinë tonë”, tha naftëtarët.