MENU
klinika

RENEA drejt vendit të ngjarjes

Përgjaket sërish Mirdita, vriten vëlla e motër

25.02.2020 - 21:16

Pak minuta më parë të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonë periferike të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mësohet se kanë mbetur të vdekur dy persona, vëlla e motër.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre ndërsa policia ka mbërritur në vendin e krimit. Vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj. Viktimat janë me inicialet V.F. vëllai dhe E.F. motra.

Mësohet se nga Tirana është nisur një grup i RENEA-s drejt vendit të ngjarjes.

Policia e Shtetit jep informacione zyrtare për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Sipas policisë, autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i të resë nga fshati Zejmen i Lezhës.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit”, bën të ditur policia.

Zyra Vendore e Arsimit shpreh ngushëllime familjes

Ndërron jetë nga COVID mësuesi 58 vjeçar

Njëri prej tyre drejtuesi i grupit kriminal në Spanjë

OFL sulmon 2 vrasës në Lezhë dhe 2 trafikantë në Kurbin

Komisioni kalon në filtër propozimet e Kukësit

Udhëzimi/ Si do bëhet seleksionimi i kandidatëve të PD