MENU
klinika

Koronavirus/ Shkon në 1526 numri i viktimave

Përhapja e Covid-19 kthehet në sfidë për mjekët

15.02.2020 - 11:20

Ka arritur në një mijë e 526 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi, ndërsa 67 mijë persona janë konfirmuan të infektuar, pasi Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit. Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës gjatë 24 orëve të fundit.

Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore. Këtu janë shifrat zyrtare të dhëna deri tani:
vdekjet
Në territorin e Kinës: 1.526
Jashtë Kinës: 3
Gjithsej globale: 1,529 rastet

Në Kinën kontinentale: 66,492
Jashtë Kinës: 605
Gjithsej globale: 67,097
Një numër kaq i madh i të infektuarve është kthyer edhe në një sfidë më vete për mjekët dhe infermierët të cilët merren me trajtimin e këtyre pacientëve. Ndërsa 6 mjekë kanë vdekur deri tani, mësohet se mijëra të tjerë janë infektuar për shkak të virusit në Wuhan.

Nga përballja e tyre me një rrezik të lartë infeksioni për një kohë shumë të gjatë për shkak të epidemisë, tani shumë prej tyre janë shndërruar në pacientë. Ning Zhu, një infermiere në Wuhan, qyteti qendror kinez në zemër të shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës ka shprehur shqetësimin e saj referuar kësaj situate.

Në vend që të ndihmonte në vijën e parë, ajo ka qenë nën karantinë në shtëpi me javë të tëra, pasi përmes një skanimi më 26 janar zbuloi se ishte kthyer një rast i dyshuar i virusit për vete. Ajo u shpreh se ishte në pritje të një përgjigje të testimit të acidit nukleik që do të siguronte verdiktin përfundimtar, por një përgjigje e tillë nuk erdhi kurrë.

“Tani për tani, është vërtet një problem. Spitali ynë tashmë ka më shumë se 100 njerëz që janë në karantinë në shtëpi,” ka thënë ajo gjatë një interviste. Janë konfirmuar edhe 30 punonjës të tjerë mjekësorë që kanë virusin, vijon Ning. “Nëse testet dalin negativisht, ne mund të kthehemi në punë. Në të vërtetë nuk kam asnjë simptomë, ka vetëm një problem të vogël me skanimin tim të CT, duket se ka një infeksion të vogël,” tha ajo.

Zhu vlerëson se nga 500 veta staf mjekësor në spital, më shumë se 130 mund të jenë prekur nga virusi, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 67 mijë persona në nivel global . Ajo nuk pranoi të bënte publike emrin e spitalit të saj dhe kërkoi të përdorte një pseudonim pasi nuk ishte e autorizuar të fliste me mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vendimi drakstik i SHBA dhe Australisë

259 të vdekur nga Koronavirus /SHBA: Kërcënim i paprecedentë