MENU
klinika

Kategoria e Parë

Përmbys Dinamon, Dalipi e nis me fitore te Korabi

09.02.2020 - 16:08

Pavarësisht zhurmës së madhe të Dinamos gjatë muajit janar në merkato, blutë janë mposhtur sot në shtëpi përballë Korabit, me dibranët që përmbysën 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kryeqytetasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të italianit Pontreli në minutën e 58-të, ndërkohë që miqtë nga Peshkopia, nuk u dorëzuan, teksa përmbysën rezultatin në minutat 64’ dhe 80’ me anë të Skukës dhe Kovaçit.

Dinamovitët tentuan të barazonin shifrat në minutat e fundit, por goli i Kolgegës u anulua nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje. Me këtë disfatë vështirësohet situata në kampin dinamovit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN