MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Përmbys Kukësi, Bylis për pak tërheq ekipin

08.02.2020 - 16:01

Ende pa u mbushur 24 orë, Kukësi është rikthyer në krye të renditjes, pasi fitores 3-1 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, ardhur me përmbysje.

Verilindorët pësuan golin e parë në 36’ nga goleadori Nuabueze, por pas 3 minutash Abazaj rivendos ekuilibrat dhe 1-1 mbyllet pjesa e parë, për të lënë të hapur 45 minutëshin e dytë.

Në 68’, Shkurtaj kalon në avantazh Kukësin, duke mbajtur edhe kreun e shënuesve më të mirë me 14 gola. Në 79’, Et’hemi shënon golin e tretë për Kukësin, që në një farë mënyre edhe vulos fitoren.

Më pas ka pas histori, pasi kryesuesit administrojnë mirë avantazhin, ndërsa kurbinasit janë të pafuqishëm për të reaguar në pak minuta dhe për të barazuar.

Ndërsa ndeshja Skënderbeu-Bylis ka përfunduar në barazim 1-1. Një pikë që u vlen pak të dyja skuadrave. Fillimisht ka shënuar Dita në 69’ me penallti. Presidenti i Bylisit ka kërkuar tërheqjen nga fusha të ekipit.

Megjithatë, ndeshja ka vijuar dhe në 87’ Gaston ka barazuar për miqtë. Është hera e tretë që Bylis tenton të tërheqë ekipin nga fusha. Një precedent që vjen nga vendimet e gjyqtarëve, që për ballshiotët, janë të njëanshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 21

Mjafton 1 gol, mrekullia e tetë e Tiranës