MENU
klinika

Konferenca e shtypit

Përplasje fizike mes Wilder dhe Furyt

20.02.2020 - 11:39

Boksi do të përjetojë një duel kampionësh pas dy ditësh dhe shkëndijat e para janë dhënë që sot. Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë përfunduar duke shtyrë njëri-tjetrin gjatë konferencës së fundit për shtyp.

Në Las Vegas, dy boksierët e pamposhtur kanë dalë për herë të fundit para mediave, por në momentin final kanë përdorur duart para kohe. Duke debatuar ashpër “ballë për ballë”, ata kanë fyer njëri-tjetrin, duke e bërë të paevitueshëm këtë përplasje fizike.

Në fillim është Wilder që shtyn Fury dhe pas disa sekondash është britaniku që replikon duke shtyrë kampionin e botës. Më pas ndërhyjnë stafet e dy boksierëve dhe këtu konferenca e shtypit përfundon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN