MENU
klinika

Qëllimet e presidentit rus

Planet e Putinit, të fshehta deri në momentin e fundit…

05.02.2020 - 19:22

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se një votim mbarëkombëtar mbi ndryshimet kushtetuese që ai propozoi, nuk do të përdorej për të zgjatur mandatin e tij aktual, por nuk foli në lidhje me planet e tij të ardhshme politike.

Kritikët e Kremlinit i kanë parë ndryshimet e Putinit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të qëndruar në krye pasi skadon mandati i tij aktual presidencial në vitin 2024.

Sidoqoftë, ndryshimet e propozuara nuk e bëjnë të qartë saktësisht se si ai mund ta bënte këtë.

I pyetur gjatë një takimi me studentë dhe mësues nëse vota mund të përdoret për të zgjatur drejtpërdrejt mandatin e tij, Putin tha që nuk është ashtu siç dëshiron. Ka mbetur e paqartë pse lideri rus po nxiton përmes ndryshimeve kushtetuese katër vjet para përfundimit të mandatit të tij.

Putin, një ish-oficer 67-vjeçar i KGB-së, i cili ka udhëhequr Rusinë për më shumë se 20 vjet, lideri që ka qëndruar më shumë, që nga lideri sovjetik Joseph Stalin. Putini preferon t’i mbajë të fshehta planet e tij deri në momentin e fundit.

Putini ka argumentuar se ndryshimet në kushtetutë që ai propozoi në një fjalim të kombit më 15 janar, kanë për qëllim të forcojnë fuqitë e parlamentit dhe të forcojnë demokracinë. Por propozimet gjithashtu ruajnë dhe forcojnë madje edhe fuqitë presidenciale, diçka që Putini e përshkroi si domosdoshmëri për Rusinë.

Kremlini shpejt miratoi projekt-ligjin kushtetues të Putinit në të parën nga tre leximet e kërkuara muajin e kaluar, dhe një lexim i dytë do të mbahet më vonë këtë muaj.

Ligjvënësit dhe një grup pune, i krijuar nga Putin tashmë kanë dalë me një larmi propozimesh përveç asaj që përshkruan drafti origjinal. Ligjvënësit do të përfundojnë punën për ndryshimet kushtetuese, ata do të vihen në votim popullor. Ende nuk është e qartë se si do të organizohet.

Putin tha të martën se ai dëshiron një votim mbarëkombëtar si “forma më e lartë e demokracisë”, duke shtuar se “do t’i bëjë njerëzit të ndjehen të angazhuar, të ndjehen veten si bashkëautorë të dokumentit.”

Ai vuri në dukje se shpreson që puna në kushtetutë ndryshimet mund të përfundojnë në pak më shumë se tre muaj.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Associated Press/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës