MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po bëj ca kohë që kam dhimbje anash hundës dhe mbi sy. Çfarë është?

07.02.2020 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëj ca kohë që kam dhimbje anash hundës mbi sy. Çfarë mund të jetë?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Sipas mjekëve kalimi i menjëhershëm i temperaturave nga të larta në të ulta brënda pak orësh dhe e kundërta ndikojnë në shfaqjen e rrufës që njihet si pezmatim I mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Uljet e temperaturave ndikojnë në shfaqjen e sinusit. Sinuset krijohen edhe nga sëmundje të tjera si pneumoni, tifo, skarlatina etj. Eukalipti është një bimë që ka dhënë efekte ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes si rrjedhojë edhe për sinuset. Në qoftë se simptomat vazhdojnë duhet të bëni një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN