MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po vuaj nga prostata. Çfarë duhet të bëj?

11.02.2020 - 11:26

 

 

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 67 vjeç dhe vuaj nga prostata, urinoj shpesh çfarë duhet të bëj??

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Meshkujt të cilët e kanë këtë problem kanë urinim të shpeshtë disa herë gjatë natës. Probleme tjera që paraqiten si pasojë e prostatës së zmadhuar janë: kur urinoni mund t’ju nevojitet më shumë kohë deri sa të filloni me zbrazjen, gjegjësisht currila e parë e urinës vjen me vonesë. Kjo gjendje është rezultat i bllokimit të tërësishëm të uretrës nga ana e prostatës së zmadhuar ose inflamacion i fshikëzës së urinës dhe seriozisht mund t’i dëmtojë veshkat. Çfarë duhet të bëni:

– Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës
– Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë, por jo 2-3 orë para se të flini gjumë
– Kujdes me ilaçet antihistaminike që hapin hundët, mushkëritë dhe gjendjen gripale, sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi
– Mundohuni të mbani larg stresin
– Rrini larg pijeve me kafeinë, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tepruara
– Të paktën një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregojuani edhe personave që njihni!

Je me prostatë? Ky gabim mund të të kushtojë jetën!

Meshkuj! Jini vigjilentë

Kanceri i prostatës/ Si ta evitoni