MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë?

Presidenti Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme

17.02.2020 - 10:18

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Përmes një njoftimi të shkurtër bëhet e ditur nga zyra e shtypit të Presidencës se dalja e Metës para mediave do të bëhet në orën 11:30.

“Ne ora 11.30, konference e jashtëzakonshme e Presidentit te Republikës Sh.T.Z Ilir Meta.”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Kujtojmë se ditën e mërkurë Kuvendi miratoi dhe ligjin për gjyqtarët, të cilët tashmë nuk do të betohen para Presidentit.

Kjo ka sjellë sërish përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit. Vetë Meta e quajti këtë ligj “Krye-KÇK’ dhe tha se do të flasë për të në një moment tjetër për mediat.