MENU
klinika

“Kokëkuqja” e parë e gjermanit

Pritet shitje rekord, në ankand Ferrari i Schumacher

05.02.2020 - 13:35

Makinat e vjetra, sidomos ato që janë përdorur në garat e Formula 1, kanë vlerë të veçantë, por kur bëhet fjalë që atë makinë e ka ngarë për herë të parë Michael Schumacher, vlera dyfishohet.

Kompania e ankandeve “Girardo & Co” ka nxjerrë në shitje një makinë autentike Ferrari, atë F412 T2. E veçanta e kësaj makine është se është “kokëkuqja” e parë që ka provuar 7 herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Kjo makinë është pilotuar nga Michael Schumacher në testet që piloti gjerman ka zhvilluar në pistat e Fiorano dhe Estoril, në fund të vitit 1995. Sipas mediave italiane, kjo makinë pritet të kapë vlerën e 8 milionë dollarëve në ankand.