MENU
klinika

Mali i Zi/ "Deri në fitoren e Krishtit"

Protestë ortodokse kundër sekuestrimit të të mirave kishtare

07.02.2020 - 11:21

Mijëra ortodoksë serbë u mblodhën në disa qytete të Malit të Zi për të protestuar ndaj një ligji të miratuar kohët e fundit që, sipas tyre mund të çojë në konfiskimin e pronave të Kishës Ortodokse Serbe.

“Shpresoj se ka mjaft liderë të mençur sot në Mal të Zi, kam frikë se kjo mund të shndërrohet në diçka shumë më serioze, ka një numër të madh njerëzish në rrugë për të protestuar dhe mendoj se Qeveria do të ketë vështirësi të kontrollojë këtë situatë nëse vazhdon të injorojë zërat e njerëzve të tyre “- thotë njëri nga protestuesit.

Protestuesit shprehen se kanë frikë se kjo mund të shndërrohet në diçka shumë më serioze, se numri i protestuesve të zemëruar është i madhe dhe se qeveria do ta ketë të vështirë t’i kontrollojë.

Lideri ortodoks në Mal të Zi, Radoviç, jashtë Katedrales së Ngjalljes së Krishtit, në kryeqytetin Podgorica tha se protestat do të vazhdojnë “deri në fitoren e Krishtit”.

Demostrimet, të cilat kanë fituar një vrull të konsiderueshëm që prej fillimit të dhjetorit të kaluar, burojnë nga dispozita e aprovuar nga parlamenti që parashikon nacionalizimin e pasurive të Kishës Ortodokse Serbe, përveç nëse bashkësitë fetare japin dokumente që vërtetojnë të drejtat e pronës para vitit 1918.