MENU
klinika

I dërguari special për bisedimet Kosovë-Serbi

Pse Grenell ishte zgjedhja e gabuar e Trumpit?

21.02.2020 - 16:34

Ndonjë optimist i çmendur mund të ketë shpresuar që hetimi i Trumpit, do ta “disiplinonte” disi presidentin Trump. Harrojeni. Emërimi i Richard Grenell, ambasador në Gjermani, si drejtor i inteligjencës kombëtare, zhduku plotësisht çdo shpresë të tillë.

Grenell nuk ka përvojë si oficer i inteligjencës në asnjë nivel, as nuk ka mbikëqyrur ndnjë burokraci të madhe qeveritare. Ai ka shërbyer në qeveri vetëm si drejtor i komunikimit për ambasadorin amerikan në SHBA gjatë administratës së George W. Bush, dhe që nga maji 2018 si ambasador në Gjermani. (Ndërkohë, ai themeloi dhe drejtoi një konsulencë për çështje publike, duke këshilluar dhe komentuar Fox News.)

Si zakonisht, senatorët republikanë këshilluan privatisht Shtëpinë e Bardhë kundër emërimit, duke i bërë thirrje presidentit të zgjedhë një profesionist të inteligjencës. Por Trump zgjodhi t’i akordojë Grenellit statusin, duke anashkaluar konfirmimin e Senatit.

Deri më tani, jemi mësuar që ky president të emërojë besnikët e vet në poste të larta. Por kjo nuk është vetëm një zhvlerësim tjetër i ndarjes së pushteteve. Brenda vetë degës ekzekutive, është një fyerje për integritetin dhe profesionalizmin e komunitetit të inteligjencës amerikane.

Si ambasador, Grenell së paku ishte “konsumator” i inteligjencës. Kjo teorikisht mund t’i ofrojë atij një shkallë minimale të përvojës. Por ai duket se nuk e ka të qartë kufirin midis rolit të tij diplomatik si ambasador, nga njëra anë, dhe ndërhyrjes politike në punët e brendshme të aleatëve, nga ana tjetër.

Një ditë pasi mori detyrën si ambasador, Grenell këshilloi kompanitë gjermane që të ndalonin së bëri biznes me Iranin, duke tejkaluar kufijtë e rolit të tij diplomatik. Muajin pasues ai i tha Breitbart News se ai dëshironte të fuqizonte “konservatorët në të gjithë Evropën”, kundërshtoi “politikat e dështuara të së majtës”, dhe e quajti kancelarin Sebastian Kurz të Austrisë, një “yll roku.” Vitin e kaluar ai direkt kërcënoi kompanitë gjermane të përfshira në ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2 me gaz natyror me sanksione.

Me këtë rekord të fundit, nuk ka pothuajse asnjë shans që Grenell të jetë në gjendje të dallojë, linjën midis sigurimit të inteligjencës në mënyrë objektive dhe përkrahjes së tendencave të politikave të presidentit. Kjo, natyrisht, duket se është shpresa dhe qëllimi i Trump. Nga pikëpamja e Trump, paturpësia dhe besnikëria personale janë virtytet parësore.

Emërimi i Grenell gjithashtu e bën edhe më të qartë atë që ishte tashmë e qartë: që presidenti e sheh si inteligjencën e paanshme një pengesë për zbatimin e politikave të tij.

Në një pjesë të opinionit në Fox News të vitit 2016, ai thjesht minimizoi ndërhyrjen ruse në proceset politike amerikane.

kolana e librave

Përfundimi, megjithatë, është i njëjtë: Grenell, si Trump, nuk i vlerëson përpjekjet ruse për të manipuluar zgjedhjet amerikane një shqetësim të ngutshëm të sigurisë kombëtare.

Trump u zemërua për arsye politike që analistët e inteligjencës informuan Komitetin e Inteligjencës së Shtëpisë javën e kaluar, duke u thënë atyre se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2020 në përpjekje për ta rizgjedhur atë.

Duke politizuar plotësisht pozicionin e tij si diplomat, Grenell tani është gati të bëjë të njëjtën gjë për të gjithë komunitetin e inteligjencës amerikane.

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, Grenell do të vazhdojë të shërbejë si ambasador në Gjermani, ndërsa përpiqet të drejtojë dhe koordinojë një gamë të gjerë dhe komplekse të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Kështu, Trump ka emëruar një zyrtar i cili nuk është i përshtatshëm për punën dhe do e bëjë të pamundur për të që ai ta bënte atë siç duhet, edhe nëse ai kishte aftësi.

Kjo marrëveshje absurde, edhe nëse zgjat vetëm disa muaj, arrin të denigrojë rolin e Departamentit të Shtetit dhe komunitetit të inteligjencës. Shpërfillja dhe sulmi i Trump ndaj procesit ndërinstitucional të koordinuar, po shfaqen sërish. Dhe prirjet e tij gjithnjë e më autokratike po dalin sërish në dritë.

Jonathan Stevenson është një anëtar i moshuar në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike dhe Redaktor Menaxhues i “Survival”. Ai shërbeu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga 2011 deri në 2013.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN