MENU
klinika

Nga The New York Times

Pse Merkel nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e “pasardhësit”?

19.02.2020 - 18:09

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se nuk do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjen drejtuesit të ri të partisë së saj, një person i cili ka të ngjarë të përpiqet të shndërrohet në pasardhësin e saj si udhëheqësi i Gjermanisë.

Merkel, e cila ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2005, hoqi dorë nga udhëheqja e Unionit Kristian Demokratik në fund të vitit 2018, kur Annegret Kramp-Karrenbauer  fitoi garën për postin. Por Kramp-Karrenbauer,  njoftoi javën e kaluar se nuk do të kërkojë të bëhet kancelare dhe do të heqë dorë nga udhëheqja e partisë.

Merkel tha kur ajo hoqi dorë nga udhëheqja e partisë se ajo nuk do të kërkojë një mandat të pestë si kancelare. Por ajo tha se ishte e gatshme të drejtonte qeverinë e Gjermanisë derisa mandati i saj të përfundonte në vjeshtën e vitit 2021. Ajo e theksoi këtë qëndrim përsëri të mërkurën. “Unë do të dëshiroja ta theksoja përsëri këtë, që nuk do të ndërhyj në pyetjen, se kush do të udhëheqë CDU-në, në të ardhmen dhe kush do të bëhet kandidate, për të qenë kancelare,” tha Merkel.

Por Merkel shtoi “kjo nuk do të thotë se unë nuk do të flas me kandidatë të mundshëm.” Tre figura të CDU vlerësohen si pasardhës të mundshme, ish-drejtuesi i grupit parlamentar, Friedrich Merz; Armin Laschet, guvernatori i shtetit më të populluar të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia; dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Asnjë nga tre burrat ende nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij. Por një kandidat i katërt, ish-ministri i mjedisit Norbert Roettgen, njoftoi të martën se ai do të kërkojë udhëheqjen e CDU.

Ende nuk është e qartë, se kur dhe si do të zgjidhet udhëheqësi i ri i partisë, dhe kur partia do të zgjedh zyrtarisht kandidatin e saj për kancelar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar