MENU
klinika

Ligue 1, Java 26

PSG kryen “ritualin” në Francë, skuqet Neymar

23.02.2020 - 23:04

Pas humbjes në Champions League, Paris SG rikthehet te fitorja në kampionatin francez, duke fituar 4-3 në shtëpi kundër Bordeaux. Një sukses që shkëput kampionët në krye të renditjes.

Golin e parë e kanë shënuar miqtë në minutën e 18-të, ndërsa Cavani barazon në 25 pas pasimit të Di Marias. Ky i fundit shërben bukur edhe në limitin e pjesës së parë dhe Marquinhos përmbys rezultatin.

Në minutën e pestë shtesë të fraksionit të parë, miqtë surprizojnë përsëri, duke mbyllur 45 minutëshin e parë në barazim 2-2. Me këtë rezultat nuk u pajtuan vendasit, që shënojnë dy gola në pjesën e dytë.

Fillimisht është sërish Marquinhos në 63’, ndërsa Mbappe shënon golin e katërt në 69’, me Cavanin kësaj herë në rolin e assist-man. Bordeaux hapi ndeshjen në 83’, por pa mundur të bëjë më shumë. Në limite Icardi shënon golin e pestë, por VAR e anulon. Neymar merr kartonin e dytë të verdhë dhe del me të kuq.