MENU
klinika

Kupa

PSG nuk njeh rivalë në Francë, kalon në 1/2 finale

12.02.2020 - 20:23

PSG nuk njeh humbje për vitin 2020, si në kampionat, ashtu edhe në kupat, duke mos njohur rivalë në Francë. Në 11 ndeshje të këtij viti, kampionët kanë marrë 1 barazim dhe 10 fitore, e fundit sot 1-6 në transfertë ndaj Dijon për Kupën e Francës.

Ndeshja e sotme nisi me gol, pasi që në minutën e parë vendasit shënojnë në portën e tyre. Megjithatë, në 13 arrijnë të barazojnë rezultatin provizorisht. Por Mbappe në 44’ rikthen avantazhin.

Në pjesën e dytë vijnë edhe tre gola të tjerë për miqtë nga Parisi. Thiago Silva, 2 herë Sarabia dhe një tjetër autogol vulosin kualifikimin për në gjysmëfinale. PSG po lufton në 4 fronte, sonte mungonte sërish Neymar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon