MENU
klinika

Sërish do të prishë ekuilibrat...

Putini do që Trump t’i fitojë zgjedhjet?!

21.02.2020 - 21:16

Pse Putini do të dëshironte të prishte sërish ekuilibrin në peshoren e demokracisë amerikane?

Uashingtoni është kundër Moska, për shkak të disa krizave të politikës së jashtme, nga konflikti në Siri deri tek trazirat politike në Venezuela. Dhe Trump tërhoqi SHBA-në nga Traktati i Forcave Bërthamore, një veprim që nuk u pëlqye aspak nga Kremlini.

Rusia vazhdon të vuajë kostot e përballjes me Uashingtonin. Departamenti i Thesarit nën Trump ka vazhduar të sanksionojë në mënyrë agresive Rusinë për ndërhyrjet e saj zgjedhore në vitin 2016 dhe pushtimin e Krimesë në vitin 2014. Vlen të kujtohen dy gjëra, megjithatë. Në vitin 2016, Rusia kundërshtonte idenë që Hillary Clinton të fitonte Shtëpinë e Bardhë, jo Donald Trump.

Dhe pavarësisht se si mund të jenë marrëdhëniet e acaruara midis Moskës dhe Uashingtonit, Trump ende duket se ka një “dobësi” për Putinin.

Trump, në atë kohë, pra në 2016, ishte një admirues i hapur i Putinit, madje duke shprehur publikisht shpresën në Twitter se udhëheqësi i Kremlin do të bëhej “miku i tij i ri më i mirë”.

Kjo nuk ka ndryshuar gjatë presidencës së Trump. “Kam besim të madh tek njerëzit e mi të inteligjencës, por do t’ju tregoj se Presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i fuqishëm “, tha Trump gjatë një konference të përbashkët shtypi me Putin.

kolana e librave

Tani në vitin e katërt të presidencës së Trump, jemi shumë pranë zgjedhjeve.

Nuk është e sigurt që zyrtarët e inteligjencës dhe zbatimit të ligjit të SHBA-së janë në shënjestër të kërcënimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhje përmes dezinformimit, lajmeve të rreme dhe strategjive postmoderne të propagandës.

Duke folur vitin e kaluar, Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha se fushata e ndikimit rus 2016 “ka vazhduar dhe nuk ka shteruar përmes përdorimit të mediave sociale, lajmeve të rreme, propagandës, etj. Ky nuk është vetëm një kërcënim për zgjedhjet; është kërcënim në 365 ditë në vit. ”

Sidoqoftë, si në vitin 2016, mund të presim që të shohim të njëjtat përpjekje nga Moska për ndërhyrjen në zgjedhje, si dhe mohimin pasues për veprimet.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haradinaj flet për “Zërin e Amerikës”

“Nuk fshihem pas SHBA-së, kur bëj punë të liga”

Marrëdhëniet e Trump me Rusinë

Detaje të fshehta me Putin/ Trump mohon gjithçka