MENU
klinika

Fondet për rindërtimin

Rama: Akademinë e Transparencës e kam kërkuar unë në SHBA

18.02.2020 - 22:15

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” në News 24, tha se Akademinë e Transparencës nga ku do të investohet pjesa më e madhe e donacionit amerikan prej rreth 5 mln dollarësh, e kishte kërkuar ai në SHBA.

“Është një shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është Ok! Akademinë e Transparencës e kam kërkuar unë kur kam vajtur atje. Edhe për Haitin mobilizuan fonde pa fund por në një mënyrë tjetër. U thashë që me programin e USAID të bëjmë një Akademi Transparence e cila të fillojë si një pilot për rindërtimin. Asfalti nuk është terital nuk shitet me metra”, tha Rama.