MENU
klinika

"Ishte kryebashkiaku më i dështuar"

Rama: Marrëveshje me Bashën në çdo kohë, përveç 17 nëntorit!

18.02.2020 - 22:19

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë.

I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar”, tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Rama u shpreh: “Unë jam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin”.