MENU
klinika

"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot..."

Rama: Shpresoj të jetë platformë mirëkuptimi brenda BE

16.02.2020 - 20:57

Para fillimit të takimit të sotëm informal në Bruksel, Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilën ai shpreson se do të jetë një platformë mirëkuptimi mes vendeve anëtare.

Po ashtu kryeministri shqiptar falenderoi Charles Michel dhe të gjithë anëtarëve të takimit të sotëm BE- Ballkan Perëndimor për shtysën e procesit të zgjerimit të BE.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit”,- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN