MENU
klinika

Me urgjencë në spital

Reaksion kimik, helmohen 7 nxënës të një gjimnazi në Fier

28.02.2020 - 14:05

Një reaksion kimik ka shkaktuar panik tek nxënësit e një shkolle në Fier, ku për pasojë disa prej tyre janë helmuar. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’.

Mësohet se 7 nxënës janë helmuar gjatë laboratorit në orën e lëndës së Kimisë, ku dicka ka rezultaur gabim, duke sjelle reaksionin kimik.

Mësohet se këta nxënës kanë dalë nga klasa të asfiksuar dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.