MENU
klinika

La Liga, Java 22

Real Madrid fiton derbin dhe mban kreun

01.02.2020 - 17:59

Real Madrid mposht përsëri Atletico-n pas Superkupës dhe mban kreun në La Liga, tani 6 pikë para Barcelonës. Los Blancos fituan 1-0 në Bernabeu.

Ndeshja ishte e luftuar, si gjithnjë mes këtyre skuadrave, por pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, për të lënë gjithcka të hapur në pjesën e dytë.

Në 56’ u shënua goli i vetëm i takimit. Benzema nuk fal i vetëm përballë portierit. Tetë fitore radhazi për të besuarit e Zidane, që duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.