MENU
klinika

Prapaskena

Real Madrid i mori Barçës në 2003-n Beckham

06.02.2020 - 18:56

David Beckham, një nga ish-lojtarët më të mirë anglezë, mund të kishte luajtur me Barcelonën. Mesfushori në vitin 2003 kaloi nga Manchester United te Real Madrid për shifrën e 37.5 milionë eurove.

Klubi anglez vendosi ta largojë Beckham pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ferguson. Një histori e veçantë, të cilën e tregon vetë ish-futbollisti ka ndodhur në atë kohë.

United kishte nisur bisedimet me klubet e tjerë për të shitur anglezin dhe në lajme u raportua se kishte arritur marrëveshje me Barçën, ndërkohë që Beckham ishte me pushime.

U desh të ndërpriste pushimet dhe të fluturonte drejt Anlisë për të anuluar gjithçka dhe për të zyrtarizuar kalimin te Real Madrid pak ditë më pas.

“Kisha dëgjuar thashetheme se mund të shitesha. Isha me pushimë në SHBA me Victorian dhe një mik më mori në telefon dhe më tha se ‘Sky Sport’ ka nxjerrë lajmin se United ka rënë dakord dhe Barcelonën për shitjen time.

Unë i thashë se nuk është e vërtetë, sepse nuk dija asgjë. Më pas kam udhëtuar menjëherë për në Angli dhe kam folur me drejtorin e United dhe menaxherin.

David Beckham, Victoria, Shtëpia, grabitje

Ata më thanë se kishin arritur mërrëveshje me Barçën. Mora agjentin tim në telefon dhe i thashë se, nëse do të lëviz nga United, do të shkoj vetëm te Real Madrid. Të nesërmen takova Florentino Perez dhe ramë dakord për transferimin tim atje”, – rrëfen David Beckham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN