MENU
klinika

La Liga, Java 24

Real Madrid ndalet pas 10 fitoreve radhazi

16.02.2020 - 23:00

Pas 10 fitoreve radhazi mes kampionatit, Superkupës dhe Kupës, Real Madrid është ndalur në 2-2 në shtëpi nga Celta Vigo. Një hap fals dhe tashmë Barcelona është vetëm 1 pikë më pas.

Smolov ka shënuar golin e avantazhit për miqtë pas 7 minutave lojë. Toni Kroos ka barazuar pas shumë tentativave në pjesën e dytë. Ramos ka shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur u duk sikur Reali do të arrinte ta menaxhonte rezultatin deri në fund, Celta ka goditur përsëri vendasit me Mina. Reali ruan vendin e parë, ndërsa Vigo ka marrë një pikë të rëndësishme për mbijetesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN