MENU
klinika

La Liga, Java 23

Real Madrid përmbys dhe përforcon kreun

09.02.2020 - 17:58

Një fitore e lehtë në pamje të parë nga shifrat në fushën e Osasunës për Real Madrid, që triumfoi 4-1 me përmbysje, por suksesi u “blindua” vetëm në fund, duke përforcuar kreun në La Liga, me shpresën që Barcelona të gabojë në mbrëmje ndaj Betis.

Vendasit surprizuan në minutën e 14-të me Garcia, por Los Blancos përmbysën gjithcka brenda 5 minutash. Fillimisht Isco në 33’ dhe më pas Ramos në 38’, kthyen rezultatin në 1-2.

Ndeshja ishte e hapur deri në 84’, kur Lucas shënon golin e tretë dhe të sigurisë. Në fund, në 92’, Jovic shënon golin e katërt, duke mos u dhënë asnjë shans vendasve të Osasunës.