13.02.2020 - 15:38
Receta për: 4 pesona
Të mbushura me djathë dhe të pjekura deri në perfeksion!
INGREDIENTËT
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë mesatare e grirë imët
- 2-3 thelpi hudhra
- 500 gram mish viçi të grirë
- 1 ½ filxhan me oriz kaf
- 4 domate
- 1 lugë gjelle salcë domateje
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- Kripë, piper për shije
- 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
- 7-8 speca të mëdhenj (modeli sipas dëshirës)
- 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
- Pak majdanoz i freskët për servirje
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Merrni një tavë dhe vendosni në të specat e pastruar nga farat, njëra pas tjetrës.
- Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e grirë imët. Shtoni edhe hudhrat.
- Më pas shtoni mishin e viçit dhe e përzieni vazhdimisht me ndihmën e një luge druri.
- Shtoni orizin, domatet e prera në kubik të vegjël, salcën e domateve, pak rigon dhe spec të kuq pluhur.
- I lini në zjarr duke i përzierë vazhdimisht. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.
- Mbushni secilin spec me mbushjen që përgatitët.
- I fusni në furrë të piqen për të paktën 20 minuta.
- Më pas i nxirrni, i spërkasni sipër me djathë dhe i fusni në furrë edhe për 5-7 minuta të tjera.
- I shtoni sipër pak majdanoz para se t’i servirni dhe shijojini!