MENU
klinika

"Receta e mamit"

Specat të mbushura me mish viçi të grirë dhe oriz

13.02.2020 - 15:38

Koha e përgatitjes: 15 minuta

kolana e librave

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 4 pesona
Të mbushura me djathë dhe të pjekura deri në perfeksion!

INGREDIENTËT

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhra
  • 500 gram mish viçi të grirë
  • 1 ½ filxhan me oriz kaf
  • 4 domate
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
  • 7-8 speca të mëdhenj (modeli sipas dëshirës)
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
  • Pak majdanoz i freskët për servirje

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni në të specat e pastruar nga farat, njëra pas tjetrës.
  3. Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e grirë imët. Shtoni edhe hudhrat.
  4. Më pas shtoni mishin e viçit dhe e përzieni vazhdimisht me ndihmën e një luge druri.
  5. Shtoni orizin, domatet e prera në kubik të vegjël, salcën e domateve, pak rigon dhe spec të kuq pluhur.
  6. I lini në zjarr duke i përzierë vazhdimisht. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.
  7. Mbushni secilin spec me mbushjen që përgatitët.
  8. I fusni në furrë të piqen për të paktën 20 minuta.
  9. Më pas i nxirrni, i spërkasni sipër me djathë dhe i fusni në furrë edhe për 5-7 minuta të tjera.
  10. I shtoni sipër pak majdanoz para se t’i servirni dhe shijojini!