MENU
klinika

Foto

Reforma zgjedhore, grupi i punës takim me delegacionin e OSBE/ODIHR

11.02.2020 - 19:30

Anëtarët e tryezës katërpalëshe në kuadër të reformës zgjedhore po zhvillojnë sot një takim me përfaqësues të OSBE/OHDIR-it.

Janë të pranishëm dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri dhe dy përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

foto galeri

Mësohet se ekspertët do të informohen në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftit të reformës. Ekspertët e OSBE/ODIHR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord, si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do të përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ky institucion.