MENU
klinika

E mahnitshme!

Regjistrohet për herë të parë zëri i planetit Mars

19.02.2020 - 15:20

Në vitin 1976, misioni i NASA-s Viking1 bëri fotografinë e parë të sipërfaqes së Marsit. Sot, katër dekada më vonë, agjencia ka lëshuar audio-n e parë që kap zhurmat nga planeti i kuq.

Audioja është e erërave të Marsit që frynin ndanë landerit të Nasa-s në këtë planet të quajtur InSight, që kishte zbarkuar aty më 26 nëntor. “Kapja e kësaj audioje kishte një gjë e paplanifikuar,” tha Bruce Banerdt nga Nasa në një konferencë prë shtyp. “Por, një prej gjërave [misioni InSight] është e dedikuar në matjen e lëvizjeve në Mars, dhe natyrisht ajo përfshin lëvizjen e shkaktuar nga valët e zërit.”

Shkencëtarët matën zhurmat gjëmuese të shkaktuara nga erëra prej 15 e deri në 25 kilometra në orë. “Të dëgjosh zërat e parë të regjistruara ndonjëherë në sipërfaqen e një planeti tjetër është një privilegj. Kemi një ekip madhështor, dhe po bëjmë të pamundurën çdo ditë në Nasa,” tha administratori i Nasa-s Jim Bridenstine. Për më tepër, shijojeni edhe ju në videon e mëposhtshme prej minutës së parë, ose sekondës 58-59.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa kohë zgjati procesi?

A e dini si u krijua planeti Mars?

Plani i shkencës për njerëzimin

A mund të jetojë njeriu në Mars?