MENU
klinika

Tre të tjerë në fazën e testimeve

Regjistrohet rasti i dytë me koronavirus në Kroaci

26.02.2020 - 11:32

Ditën e djeshme, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, konfirmoi rastin e parë të një personi të infektuar me Koronavirus, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e kryeqytetit.

Ministri i shëndetësisë, Vili Beroš, theksoi që pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 deri më 21 shkurt, së bashku me të fejuarën e tij.

Pas analizave, e fejuara nuk rezultoi e infektuar nga koronavirus, mirëpo vëllai i tij po. Kështu, ai ka shënuar personin e dytë të prekur nga koronavirusi në Kroaci.

Sipas të dhënave, në këtë klinikë aktualisht po hospitalizohen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të coronavirusit.