MENU
klinika

NBA

Rikthehet NBA, Bucks e rinisin me sukses

21.02.2020 - 11:24

Pas një pushimi 10-ditor, për shkak të “All Star Game”, rinisin ndeshjet e NBA-së. Skuadra e Milwaukee Bucks mposhti 126-106 Detroit jashtë fushe, duke ruajtur kreun në Lindje dhe mban rekordin më të mirë sezonal me 47 fitore dhe vetwm 8 humbje.

Ndeshje e dominuar nga Milwaukee, ku u dallua i zakonshmi Antetokounmpo, që realizoi 33 pikë e 16 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 28 pikë.

Jashtë fushe fitoi edhe skuadra e Houston Rockets, që mundi 135-105 Golden State Warriors, ndeshje që ishte një formalitet për teksanët. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 10 pikë, me Harden që realizoi 29 pikë e 10 asist, ndërsa Westbrook e mbylli me 21 pikë e 10 asist.

Sukses në sekondat e fundit për Sacramento, që mposhti 129-125 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Barnes me 32 pikë. Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Philadelphia, që mundi 112-104 Brooklyn, ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Embiid ishte lider në fushë për Philadelphia, autor i 39 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Harris me 22 pikë e 12 rebound. Edhe skuadra e Atlanta ia del, që mundi 129-124 Miami, ndeshje ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Trae Young me 50 pikë ishte më i miri në fushë për Atlantan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN