MENU
klinika

"Receta e mamit"

Rizoto me perime dhe karkaleca

19.02.2020 - 09:24

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Nuk është një rizoto klasike. Ju sigurojmë për këtë!

INGREDIENTËT

  • 2 gota e gjysmë lulelakër e grirë imët
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 vezë të rrahura
  • ½ filxhan me bizele të ngrira
  • 5-6 karkaleca (varësisht numrit të personave që jeni)
  • 1 qepë e njomë e grirë imët për servirje
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • Kripë, piper për shije

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me pak vaj luledielli, skuqni qepën, karotën për 3-5 minuta.
  2. Shtoni specat e prera në copa të vogla dhe hudhrën. I përzieni vazhdimisht dhe i shtoni kripë e piper.
  3. I hiqni perimet nga tigani. I kaloni në një pjatë dhe i mbuloni për t’i mbajtur të ngrohta.
  4. Ndërkohë në një tigan me 1 lugë gjelle vaj, skuqni vezët dhe i përzieni vazhdimisht derisa ato të thërrmohen. I shtoni pak kripë e pipër.
  5. Tani shtoni edhe lulelakrën e copëtuar (gati si një oriz) dhe bizelet. Shtoni edhe perimet që latë mënjanë pak më parë. I përzieni mirë për 2-3 minuta.
  6. I shtoni karkalecat dhe i lini në zjarrr edhe për disa minuta të tjera. Shijojeni të ngrohtë me pak qepë të njomë të grirë sipër!