MENU
klinika

Serie A, Java 25

Roma “shpërthen” ndaj Lecces dhe koronavirusit

23.02.2020 - 19:55

Në Itali dhe në Serie A tema e ditës është sëmundja e koronavirusit. Nëse Genooa-Lazio u kritikua që u zhvillua, drejtuesit e Romës habitën me insistimin për ta luajtur ndeshjen në kryeqytet dhe fituan 4-0 ndaj Lecces.

Në “Olimpico” vihej re një numër i paktë i tifozëve, më i vogli gjatë këtij sezoni dhe kjo nga paniku i përhapur dy ditët e fundit për virusin vdekjeprurërs. Megjithatë, Roma bëri detyrën në shtëpi, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë.

Në pjesën e parë shënuan turku Under dhe armeni Mkhitaryan, duke e mbyllur ndeshjen thuajse që në 45 minutat e para, me tifozët që nisën të largoheshin nga shkallët pas shtimit të rasteve me koronavirus.

Në pjesën e dytë Dzeko dhe Kolarov thellojnë shifrat, duke shtuar shanset për të një vend të katërt, pavarësisht se ka shumë konkurrencë. Roma të enjten tjetër do të jetë e impenjuar në Europa League, por do të luajë në Belgjikë ndaj Gent.