MENU
klinika

Serie A, Java 23

Roma, tjetër “vetëvrasje” në shtëpi

07.02.2020 - 22:46

Një barazim dhe dy humbje radhazi bëjnë që Roma të rrezikojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhëm. Sonte verdhekuqtë u mposhtën 2-3 në “Olimpico” nga Bologna.

Ekipi i Sinisa Mihajlovic zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Goli i parë u shënua nga Orsolini në minutën e 16′, por vendasit barazuan me autogolin e Denswil. Kur u mendua se Roma do të merrte frenat e lojës është Barow që dërgon topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Barrow shënon edhe golin e në minutën e 51-të. Roma ka ngushtuar diferencën në 2-3 me anë të Mkhitaryan. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë.

Për Romën bëhet akoma më e vështirë në 80’ kur Cristante ndëshkohet me karton të kuq. Vendasit nuk shmangin dot humbjen, duke lënë pikë.