MENU
klinika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, flet njëri prej të arrestuarëve

“Ja çfarë bëra me trupin e pajetë të Jan Prengës”

03.02.2020 - 21:31

Festim Bexhdili ka folur para prokurorëve, të cilët e detyruan të tregoi pasi shfaqën pamjet filmike teksa transportonte trupin e Jan Prengës së vdekur.

ABC News raporton se Bexhdili është detyruar të bashkëpunojë duke treguar se çfarë bëri pasi mori trupin e Jan Prengës.

Mësohet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.

Duket se Bexhdili do të jetë i penduari i Prokurorisë, i cili tashmë do të zbërthejë veprimtarinë e grupit që mori peng, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës.

Ai është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Shkodra ‘pushtohet’ nga RENEA