MENU
klinika

Shfaqen vështirësitë e para

Rreshjet e dëborës zbardhin juglindjen

20.02.2020 - 14:04

Juglindja është përfshirë nga reshjet e dëborës ndërsa në pjesën më të madhe të vendit moti karakterizohet nga vranësirat dhe shiu. Në zonat malore janë shfaqur edhe vështirësitë e para, por në rrugët kryesore kalohet pa probleme.

Reshjet e dëborës u rikthyen këtë të enjte në juglindje e veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshjet e shiut. Korça dhe rrethinat janë zbardhur plotësisht. Në zonat e malore të juglindjes, trashësia ka arritur mbi 15 centimetra. E për pasojë Aksi Korçë-Dardhë është pjesërisht i kalueshëm nga mjetet edhe pse thuhet se është kriposur dy herë.

kolana e librave

Ndërsa nga kilometri 8 deri në 12 duhet të përdorin zinxhirë. Në drejtim të Voskopojës-Kapshticës dhe Liqenasit kalohet pa probleme. Vështirësitë e para në qarkullim janë shfaqur edhe në zonat e thella të Pogradecit, por sipas të dhënave nuk ka fshatra të bllokuar.

Reshjet e dëborës ndërkohë janë rikthyer edhe në zonat malore të Librazhdit, si Sopot, Rrajcë e Shebenik. Reshje dëborë janë regjistruar edhe në zonat malore të Qarkut të Dibrës e Kukësit, por nuk raportohet për problematika.

ARRSH thotë se reshjet ishin më intensive në lartësitë mbi 950 metra mbi nivelin e detit. Sipas të dhënave rrugët janë të hapura, ndërsa sipas shtabeve të emergjencave po monitorohet situatën. Drejtuesit e mjeteve rekomandohet të tregojnë kujdes në akset me prezencë të dëborës dhe lagështirës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autoriteti Rrugor Shqiptar

Njoftimi i ARRSH: Ja akset problematike