MENU
klinika

Projekti synon përmirësimin e...

Rruga Qafë Qelë-Koman/ FSHZH hap tenderin

26.02.2020 - 14:04

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur tenderin për projektimin dhe rikonstruksionin e rrugës Qafë Qelë-Koman. Fondi limit është 24 milionë e 853 mijë lekë dhe afati për ofertat është deri më 13 mars 2020.

Segmenti rrugor “Qafë Qele-Koman” fillon nga degëzimi në drejtim të Komanit i rrugës Shkodër-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe ndjek gjurmën ekzistuese, pothuajse në krah të liqenit ( lumit Drin ) deri në Koman. Ky segment ka një gjatësi afërsisht 29km dhe kalon në terren përgjithësisht kodrinor dhe malor.

“Segmenti rrugor Qafë Qele-Koman ka një gjerësi asfaltike afërsisht 6m me bankina në të dy anët e saj me gjerësi 0.5m. Rruga është në gjendje të degraduar ku në pjesë të caktuara të saj ka cedime, gropa në asfalt , mungesë mbrojtësesh metalike anësore, probleme me rënie dherash nga skarpatet e sipërme etj.

Përveç përdoruesve të përhershëm banorët e fshatrave , Gomsiqe , Karmë , Koman , punonjësve të H/c të Komanit, banoreve të Shllakut që lidhen nga liqeni i Vau Dejes , kjo rrugë përdoret dhe nga turistë. Në vitet e fundit, rruga po përdoret shumë nga turistët vëndas e të huaj që kërkojnë të shkojne me traget nga Komani per në Tropojë , Valbonë” shkruhet në dokumentin e tenderit.

Objektivi kryesor i projektit: “Rikonstruksioni i rrugës Qafë Qele-Koman” është përmiresimi i aksesit drejt potencialeve turistike të rajonit të Alpeve, me qëllim përmirësimin e eksperiencës turistike, cilësisë së jetës për komunitetet si dhe mundësi për zhvillimin ekonomik të qendrueshem të zonës. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e lëvizjes.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikonstruksioni i rrugës që lidh dy fshatrat

FSHZH/ Investimi i rradhës synim zhvillimin e bujqësisë

FSHZH jep detajet e projektit

Nis rikonstruksioni i rrugës Kuqan-Thanë