MENU
klinika

Cila ishte arsyeja?!

Rusia ndalon anijen ukrainase në Detin Azov

16.02.2020 - 12:22

Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ka ndaluar një anije me katër shtetas ukrainas në Detin Azov.

Pas inspektimit, ekuipazhi u zbulua se nuk kishte identifikimin dhe liçensat e nevojshme për të peshkuar në zonë, thuhet në një njoftim të FSB-së.

kolana e librave

“Kapiteni i anijes nuk iu bind kërkesave ligjore të patrullës kufitare për të ndaluar dhe u përpoq të ikte”, thuhet më tej, duke u theksuar se janë gjetur më shumë se 290 peshq shojza, si dhe një rrjete e paligjshme peshkimi.

Anija dhe ekuipazhi i saj u dërguan në portin Kerç për hetime të mëtejshme, thuhet më tej në njoftim.