MENU
klinika

Formula e llogaritjes së rivlerësimit

Sa do të paguhet për banesat në legalizim?

19.02.2020 - 15:39

Qeveria ka përcaktuar mënyrën se si do të procedohet nga qytetarët për rivlerësimin e banesave apo të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi dhe apo që janë me leje legalizimi. Vendimi i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore, citon se nëse pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerën në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, sipas çmimeve referuese, në përputhje me aktin nënligjor në fuqi, dhe vlerës së zbritshme.

Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzimit për metër katror, ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi. Nëse pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerën në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, llogaritur me çmimet referuese, sipas aktit nënligjor në fuqi, dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshme. Individët mund të aplikojnë edhe online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë në proces regjistrimi, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Ndërsa mund ta bëjnë atë edhe me ekspertë privatë të licencuar.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, individi duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar).

Tarifa për kryerjen e shërbimit të rivlerësimit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për pasuritë e paluajtshme në proces regjistrimi, është në masën 1 200 lekë dhe do të ketë kodin RVP në formularin e aplikimit. Tatimi i rivlerësimit është në masën 3 % e bazës së tatueshme dhe aplikimet do të pranohen deri më 30.09.2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Oborret në përdorim”

Dokumentet për të marrë pronësinë

Nga rivlerësimi i pronës tek heqja e tatimit

Çfarë lehtësirash sjell paketa fiskale në 2020?