MENU
klinika

Ramë Lahajt i flet shpirti...

“Sa të kem frymë, do të mburrem me artin tënd hyjnor”

07.02.2020 - 15:38

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, ku shpreh trishtimin për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Reagimi i plotë i Lahajt:

“Zemër plas!

Më këpute shpirtin Nanush!

Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.

Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.

Lamtumirë nanush!

Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor.

U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha”, – thuhet në reagimin e tenorit Lahaj.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Këngët e saj do të këndohen përjetë”

Meta: Nexhmije Pagarusha ishte e papërsëritshme!

Nostalgji për divën e muzikës shqiptare

Epopeja që mban emrin Pagarusha